Ish-trajneri i Argjentinës, Alfio Basile ka vlerësuar shumë cilësitë futbollistike të Leo Messit, por vuri në dukje se ylli i Barcelonës “nuk udhëheq dot ekipin”.
“Në një skuadër duhet të kesh gjithmonë një ose dy udhëheqës. Lojtarë me personalitet, nuk është e thënë që të jenë më cilësorët. Ka futbollistë që e bashkojnë skuadrën edhe pa pasur 50% të cilësisë së më të mirit. Messi është jashtëtokësor, një golashënues i jashtëzakonshëm, por nuk e udhëheq dot ekipin”, deklaroi “Coco” Basile për “Infobae TV”.
Ai shtoi se si udhëheqës të Argjentinës shikon vetëm Otamendin, përcjell “TCH”.
“Është edhe Mascherano, por nuk e di nëse do të luajë apo jo”, tha Basile, i cili me bardhekaltërit ka fituar Kupën e Amerikës në vitet 1991 dhe 1993, ndërsa ka drejtuar këtë skuadër në Botërorin e vitit 1994.
Edi Rama reagon pas protestës së PD-së në Tiranë
Inskenoi grabitje për të përvetësuar 1400 euro, arrestohet i...
Google prezanton Pixel 10a
Ushqimet më të mira për t’u konsumuar në syfyr për të qëndru...
Ndryshimet befasuese që i ndodhin trupit gjatë agjërimit në ...
Ushqimet që duhet të shmangni kur jeni të sëmurë