Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur për takimet që ka zhvilluar me liderë të shteteve evropiane në margjinat e Samitit të Sofjes.
Ai ka përmendur se nga këto takime ka marrë mbështetje nga liderët evropianë, ku ka thënë se një gjë e tillë është konfirmuar edhe nga takimi në mes tij dhe president të Serbisë, i iniciuar nga kancelaria gjermane Merkel.
Ai ka folur edhe me takimet që ka zhvilluar me disa nga udhëheqësit e shteteve evropiane, ndër ta edhe me Merkelin.
Thaçi tha se në këtë takim ka shprehur gatishmërinë për vazhdimin e dialogut me Serbinë e cila duhet të rezultojë me njohje reciproke, raporton lajmi.net.
Sipas, tij edhe liderët tjerë evropianë kanë dhënë mbështetje për një marrëveshje reciproke me Serbinë.
Thaçi në Samitin e Sofjes ka përveç Merkelit, ka takuar presidentin francez, kryeministrat e Italisë, Danimarkës e Greqisë.
Irani godet aeroportin e Dubait, raportohet për të lënduar
FBI rrit gatishmërinë brenda ShBA-së, frikë nga aktivizimi i...
Zyrtari izraelit: Khamenei ka vdekur dhe trupi i tij është g...
Netanyahu: Po rriten shenjat që thonë se është vrarë udhëheq...
Protesta në Tiranë: I vihet zjarri ish-vilës së Enver Hoxhës
Vuçiq e krahason situatën në Iran me ndërhyrjen e NATO-s në ...