Në periferi të samitit të BE-së me Ballkanin Perëndimor në Sofje është një treg i gjërave të vjetra.
Një ku mund të gjeni emblema naziste dhe suvenire sovjetike, që janë të ndaluara në disa shtete të BE-së, transmeton portali arbresh.info.
Kamera e Euronews ka arritur të xhirojë disa sende, para se shitësit t’i mblidhnin dhe largonin.
Në Gjermani shitja e gjësendeve të tilla është e ndaluar, por një turist gjerman tha se Evropa nuk mund t’i ikë të kaluarës.
“Është një vend i lirë. Nuk do ta blija unë, sepse historia nuk më tërheq të blej dhe mbaj gjëra të tillë. Por, njerëzit që duan t’i blejnë, ata mund të kenë këto gjeturina naziste në shumë vende, në Gjermani, Zvicër, Suedi dhe Shtetet e Bashkuara”, tha ai.
“Është pjesë e historisë sonë më duhet të them. Nuk do të thoja kurrë që është e mirë, por është pjesë e saj”.
Më 2014, ambasadori i Izraelit u ka bërë thirrje vazhdimisht autoriteteve bullgare që të ndalojnë shitjen e emblemave të tilla./Arbresh.info/
FBK obligon Sigal Prishtinën dhe Pejën të organizojnë kuvend...
Haxhiu deklarohet për takimin me Radoniqin
Dembele për Enriquen: Nëse nuk vrapon, të ul në stol
Jep dorëheqje ambasadorja e ShBA-së në Ukrainë
Haxhiu takon nesër partitë politike për datën e zgjedhjeve
Aksident me vdekje në aksin Fier-Seman, humb jetën 65-vjeçar...