Frank Lampard dhe gruaja e tij, Christine, janë në pritje të fëmijës së tyre të parë të përbashkët.
Çifti që është martuar në vitin 2015, e kanë bërë publik lajmin përmes rrjeteve sociale, ndërsa futbollisti e ka publikuar edhe një fotografi të familjes duke thënë se do të zgjerohet akoma më shumë.
“Kemi një lajm të gëzuar që duam ta ndajmë me ju. Familja Lampard po rritet! Gruaja ime e mrekullueshme Christine Lampard është shtatzënë dhe ne jemi shumë të gëzuar!”, ka shkruar 39-vjeçari.
Fansat kanë shkruar komente të shumta për ta uruar çiftin që do të bëhen prindër.
Christine Lampard (Foto: Getty Images)
Lampard ka dy vajza nga lidhja e mëparshme me ish-të fejuarën, modelen spanjolle Elen Rivas.
Frank dhe prezantuesja Christine janë në lidhje që nga viti 2009, ndërsa ishin fejuar në verën e vitit 2011. Cifti u martua në dhjetor 2015.
Ish-e fejuara e Lampard, Elen Rivas (Foto: Getty Images)
Që nga martesa me Lampard, gruaja e tij kishte deklaruar se dëshironte fëmijë me golashënuesin më të mirë në histori të Chelseat. /Telegrafi/
Ulutash pret zëvendëskomandantin e AJFC të Napolit, flasin p...
34 fusha në 4 vite – FFK përmes një videoje zbulon fushat e ...
Debat mes ‘treshit përsheshit’, Klodi i kthehet ashpër Elijo...
Nagavci çon në Prokurori procesin e zgjedhjes së Drejtorit t...
Policia zbardhë detajet e fundit nga rasti që ndodhi në Vete...
Shoqata e të Burgosurve Politikë të Kosovës mbështetë Marshi...