Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë takimit me drejtoreshën regjionale të UNICEF-it për Evropë dhe Azi Qendrore dhe Koordinatore Speciale për Refugjatët dhe Migrantët në Evropë, Afshan Khan tha se po punojnë për sigurimin e një mjedisi me edukim të mirëfilltë, mbrojtës dhe pa dhunë për të gjithë fëmijët e Kosovës, pa dallim.
Duke folur për përkushtimin dhe punën e qeverisë në realizimin e të drejtave të fëmijëve, planeve strategjike për shëndetin e nënave dhe fëmijëve dhe programin e vaksinimit, në bashkëpunim edhe me Zyrën për Qeverisje të Mirë, kryeministri Haradinaj, theksoi se edukimi dhe mbrojtja e fëmijëve është investim i drejtpërdrejtë në të ardhmen, mirëqenien dhe zhvillimin ekonomik e social në përgjithësi.
Me këtë rast, kryeministri Haradinaj falënderoi UNICEF-in, për përkrahjen e vazhdueshme në adresimin dhe realizimin e të drejtave të fëmijëve në Kosovë, përmes strategjive për të drejtat e fëmijëve, angazhimin në programet edukuese dhe shprehu mbështetjen e qeverisë për një edukim sa më cilësor, përforcimin e programeve të kujdesit shëndetësor primarë dhe programeve për rininë.
Drejtoresha regjionale e UNICEF-it për Evropë dhe Azi Qendrore dhe Koordinatore Speciale për Refugjatët dhe Migrantët në Evropë, Afshan Khan, e njoftoi kryeministrin Haradinaj për punën e UNICEF-it në edukim dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në Kosovë, me qëllim të përmirësimit të mirëqenies së tyre.
Kurti udhëton për në Austri
Fitore Pacolli: Deri tani janë larguar rreth 1500 ton mbetur...
“Memoriali Përkujtimor Adem Jashari”, Rama: Zëri i komandant...
Matoshi-Osmanit: “N’zor kokshe – deklaroj publikisht që ty n...
Rekordi i zi: Pjesëmarrja në zgjedhjet e 7 qershorit, më e u...
Vjen reagimi i parë nga VV-ja pasi Osmani tha se kjo parti s...