Aksi rrugor që lidhin qytetin e Kukësit me Rrugën e Kombit nëpërmjet Urës së Drinit të Zi, si në hyrje dhe në dalje prej vitesh është kthyer në burim aksidentesh.
Rasti më i fundit ndodhi pak ditë më parë ku tre të rinj nga Lezha i shpëtuan për mrekulli një aksidenti.
Sipas drejtuesve të automjeteve ky aks rrugor ka fushëpamje të kufizuar dhe kthesa të forta. Burim tjetër aksidentesh sipas tyre janë edhe kafshët, sidomos lopët që ecnin në mes të rrugës, por edhe mungesa e elemente të tjerë të sigurisë rrugore.
Të rrezikuar janë dhe disa banorë, të cilët kanë ndërtuar banesat e tyre poshtë rrugës, pasi çdo ditë jetojnë me frikën e rënies së ndonjë automjeti mbi shtëpitë e tyre./TopChannel
Kurti: 12 muaj leje qëndrimi për studentët e huaj që studioj...
Ligji për të Huajt në fuqi nga nesër, ambasadori Guerot e mi...
Policia në Leposaviq kap cigare në vlerë të mbi 80 mijë euro...
Sorensen mirëpret zbatimin gradual të Ligjit për të Huajt dh...
Kurti: Nga 15 marsi hyn në fuqi zbatimi i dy ligjeve të rënd...
Orav: Nga nesër nis zbatimi i Ligjit për të Huajt me masa sh...