Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporti, Kujtim Gashi, ka vendosur që derbi Prishtina – Drita, të mos zhvillohet në stadiumin e kryeqytetit.
Siç e dimë stadiumi i qytetit është në rinovim tash e disa vite dhe ende nuk është gati për ndeshje zyrtare.
Stadiumi i Prishtinës pritet të jetë shtëpia e përfaqësuesës së Kosovës.
Vendimi është marr pas takimit tre palësh që u zhvillua sot në stadiumin e qytetit ndërmjet përfaqësuesve të FFK-së, MKRS-së dhe drejtuesve të FC Prishtina.
Burime të “Minuta e Fundit” bëjnë me dije se ministri Kujtim Gashi ka biseduar me punë-kryesin dhe pasi ka dëgjuar vërejtjet e tyre ka vendosur që ndeshja Prishtina – Drita të mos zhvillohet në kryeqytet, përcjell arbresh.info.
Në afatin e fundit për presidentin, Kurti thërret konferencë...
Ambasada gjermane: Po e përcjellim Kuvendin, presim që palët...
Marrëveshje me SHBA dhe Greqinë për gazin, Rama: Shqipëria, ...
Prokuroria: Ndalohen dy persona për krime kibernetike me për...
Ministri Muja merr vendim për paketë masash për mbrojtjen e ...
Ndërpitet seanca për Presidentin, vazhdimi në ora 19:00