Vendet anembanë Evropës duhet të bëjnë më shumë për të mbrojtur të drejtat e personave lezbike, homoseksualë, biseksualë, trans dhe interseks (LGBTI), sipas një indeksi të ri, që thotë se përparimet e ligjit dhe të politikave janë ngadalësuar në të gjithë rajonin.
Indeksi ‘Ylberi i Evropës’ është publikuar sot nga grupi ILGA-Europe, rëndit 49 shtete në rajon për ligjet dhe politikat e barabarta të komunitetit LGBTI, duke u dhënë atyre përqindje që nga 0 (shkelje e madhe të drejtave, diskriminim) dhe 100% (respekt për të drejtat e njeriut, barazi e plotë), transmeton portali arbresh.info.
Azerbajxhani shënoi shifrën më të keqe në renditjen e këtij viti, duke shënuar më pak se 5% mbi kriteret që matin politikat në fushat, duke përfshirë barazinë dhe mosdiskriminimin, njohjen ligjore gjinore, krimin e urrejtjes dhe hapësirën e shoqërisë civile.

Kurse Kosova e Shqipëria në këtë indeks janë para fqinjëve ballkanikë, madje janë renditur më lartë se Italia.
Shqipëria është në vendin e 25-të me 33.24% të respektimit të të drejtave të komunitetit, e pasuar nga Kosova me 32.98%./Arbresh.info/

Një i plagosur nga të shtënat me armë në Britani, Policia në...
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Agjentë të FBI shkojnë në Havana, hetojnë shkëmbimin e zjarr...
Autizmi rritet deri në katër herë më shumë në 15 vite
Kompjuterët e së ardhmes do të punojnë me dritë
OVL UÇK kundër rritjes së kostos së telefonatave për ish-bas...