Këngëtarja e njohur Rozana Radi prej 6 vitesh është në një lidhje me oficerin e Policisë Gjyqësore të Tiranës, Shpëtim Karakushi.
Lidhja e tyre u bë publike dy vjet më parë, teksa ata u shfaqën krah njëri-tjetrit në Pallatin e Kongreseve, kur Rozana fitoi çmimin e parë të Këngës Magjike.
Mbrëmjen e sotme këngëtarja ishte e ftuar në ‘Kurthin e Piter Pan’, ku u pyet për fëmijët nëse kishte apo jo një partner në jetën e saj.
Rozana tregoi se prej disa kohësh kishte në krahët e saj dikë që e bënte të qeshë dhe të ndihet mirë.

Moderatorja Alketa Vejsiu e pyeti Rozanën nëse kishin në plan të merrnin një hap për lidhjen e tyre.
“Çfarë? Të ndahemi thua?”, tha këngëtarja me shaka.

Më pas ajo pranoi se e kishin në plan martesën dhe do të ndodhte shumë shpejt, ndërsa për të pasur një fëmijë, Rozana tha se do të dëshironte të vinte kurdo që ta kishte shkruar Zoti. /xing.al/
Arrestohet në Rozhajë i dyshuari për vrasjen e trefishtë në ...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Haradinaj për çështjen e Presidentit: Nuk shoh nga Kurti ndo...
Trump e zgjat armëpushimin me Iranin
Abdixhiku jep detaje nga takimi me Kurtin: U kërkua presiden...
Qeveria i propozon Kuvendit tre emra për Këshillin Shtetëror...