Ben Hamed Kone kishte ardhur me shumë bujë te Feronikeli në këtë dimër, por që nuk arriti të tregojë pothuajse asgjë.
Lojtari kishte bërë karrierë në disa kampionate si në Rumani e Bullgari.
Klubi është ndarë mirë me lojtarin duke i thurur lavde edhe pse Feronikeli me të e siguroi mbijetesën vetën në javën e fundit.
Feronikeli e ka konfirmuar se ai do ta vazhdojë karrierën në Zvicër.
“Duke e falënderuar për kontributin e madh të dhënë dhe për energjinë e treguar në fushë, klubi njofton që pas përfundimit të këtij kampionati, Ben Hamed Kone nuk do të jetë më pjesë e Feronikelit”.
“Për këta muaj sa qëndroi tek klubi ynë, ai u adaptua shumë lehtë me lojën dhe u familjarizua shumë shpejt me lojtarët, por aventura e tij në klubin dhe shtetin tonë përfundon këtu”.
“Ne e falënderojmë për atë që ka bërë për Feronikelin dhe i dëshirojmë fat në kampionatin zviceran, ku do ta vazhdojë karrierën e mëtutjeshme”, thuhet në njoftim. /arbresh.info/
Kurti u takua me përfaqësues nga Këshilli i Jashtëm për Marr...
Arrestohet Arianit Sllamniku
Kurti nga Davosi premton transparencë dhe llogaridhënie
Kreu i OKB anulon pjesëmarrjen në Davos
Dallaveret me lejet e armëve, Prokuroria kërkon paraburgim p...
Kamerat e sigurisë “kapin” mbi 1 mijë e 300 shkelje në trafi...