Ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit ka folur për arrestimin e serbëve që i janë bashkuar FSK-së.
Ajo ka thënë se Serbia nuk ka veto në themelimin e FSK-së.
“Disa serb vendor në Kosovë janë arrestuar në Serbi për shkak se i janë bashkuar FSK. Më lejoni të jem e qartë se Serbia nuk ka veto në themelimin e FSK-së, ky është vendim që bëhet vetëm nga Institucionet e Kosovës. Është evidente që këta njerëz duan të integrohen në vend dhe të kenë jet më të mirë por aspiratat e tyre vazhdimisht shtypen nga Beogradi”, ka thënë ajo, transmeton Arbresh.info.
Çitaku ka folur edhe për ndalimin e ekipit të karates nga Serbia.
“Para ca ditësh Qeveria e Serbisë ndaloj ekipin e karates së Kosoëvs që fëmijët të marrin pjesë në kampionatin evropian të karates. Fëmijët janë ndaluar dhe ju e dini sa përpjekje ka bërë Kosova për t’u anëtarësuar në organizata futbolli dhe sa sjell kënaqësi kjo kur i shohim duke luajtur. Por pavarësisht kësaj ne ballafaqohemi me barriera nga Serbia. Sido që të jetë sportistët tanë kosovarë nuk kanë mbjellë urrejtje dhe kanë uruar të rinjë tjerë për sukseset. Qevria e Serbisë me vendimet e saj po e përkrah pjesën e dhunshme të shoqërisë që e duan dhunën në krahasim me ata që duan paqe. Është dhuna që duhet ndaluar e jo sporti. Ka qenë pikërisht sporti që fëmijët tanë udhëtuan e jo politika”, ka thënë ajo./Arbresh.info
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...