Christian Abbiati, menaxheri i skuadrës së Milan, ka folur menjëherë pas barazimit ndaj Atalanta 1:1.
“Më vjen keq që nuk fituam një ndeshje që e kryesuam deri në minutën e 90-të, megjithatë çdo e keqe e ka një të mirë. Jemi në Europa League. Skuadra reagoi pas finales së humbur ndaj Juventus,”tha Abbiati.
Ish-portieri goli edhe për Donnarumma, i cili ka qenë në qendër të kritikës pas paraqitjes në Kupën e Italisë: “Ka punuar mirë gjithë këto ditë dhe e ka marrë veten. Pas gabimit të parë e humbi kontrollin. Eshtë i hutuar edhe nga zërat e merkatos, por nuk ka humbur besimin tonë. Pas ndeshjes, si unë ashtu edhe Gattuso i folëm dhe i dhamë zemër,” përfundoi ai.
Zgjedhjet: Sot afati i fundit për deklarimin e koalicioneve
28 vjet nga rënia e Heroit të Kosovës Bahri Fazliu
Të dhënat e Bankës Botërore: Shqipëria e Kosova me nivelin m...
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...