Barcelona dhe Atletico Madrid raportohet se kanë arritur marrëveshje prej rreth 115 milionë eurosh për transferimin e Antoine Griezmannit në Camp Nou.
27-vjeçari është përmendur për kalim te katalonasit qe disa muaj, ndërsa tani sipas “The Sun”, Barcelona ka pranuar të paguajë shifrën e kërkuar vetëm që të sigurojë shërbimet e francezit.
Griezzman, që dëshiron që e ardhmja e tij të caktohet para Botërorit, ishte afër kalimit te Manchester Unitedi verën e shkuar.
Ish-ylli i Real Sociedadit deri tani është paraqitur 207 herë për Atleticon dhe ka shënuar 110 gola e ka asistuar 40 herë.
Maqedonia e Veriut siguron 2 milionë € për ndërtim të rrugës...
Begaj pret Shefin e Shtabit të Ushtrisë Turke, theksohet ale...
I vërshëruar nga ofertat, Lewas iu ofrohet kontrata e re nga...
Zgjedhjet në Bullgari fitohen nga Radev/ Exit pollet nxjerri...
Çitaku për ftesën e Kurtit: Kemi kërkuar të dërgojë shkresë ...
Nesër mbahet mbledhja e Qeverisë