Moderatorja e njohur Fatma Haxhialiu është një ndër më të njohura të televizionit shqiptar e cila shquhet për humorin e saj, por edhe për thumbimet që i bën Vipa-ve.
E ftuar në një emision, moderatorja ka folur për jetën e saj private dhe madje ka treguar dhe për raportin vjehërr nuse, ku sipas saj ajo e ka gjetur rrugën e mesme duke qenë se nuk jeton me të dhe rrjedhimisht nuk kanë as probleme.
E pyetur se si i ka marrëdhëniet me nënën e bashkëshortit ajo është përgjigjur: “Vjehrrën e kam në Kosovë. Është shumë e mirë. Në shtëpi nuk bëhet fjalë që ta kisha sepse unë e di që jam njeri që nuk mund të jetoj me njerëz të tjerë në shtëpi.
Ajo edhe mund të jetojë sepse ka tipin fiks si të partnerit tim, janë shumë tolerantë, të butë të dy. Nuk ka lidhje ajo, jam unë problem”, ka rrëfyer për dy gazetaret Fatma.

PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së, certifikon Listën Serbe për t...
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...