Amerika do të ndihmojë në ndërtimin e ekonomisë së Koresë së Veriut nëse pajtohet të heqë dorë nga armët bërthamore, thotë Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo.
SHBA do të jetë e përgatitur të punojë me Korenë Veriore për të arritur përparim në të njëjtin nivel me miqtë tanë të Koresë së Jugut, u tha ai gazetarëve, transmeton portali arbresh.info.
Pompeo, i cili sapo është kthyer nga Pheniani, tha se kishte biseda “të mira” me udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong-un.
Kim dhe Presidenti Donald Trump do të takohen në Singapor më 12 qershor.
Dy krerët, të cilët më parë kishin shkëmbyer fyerje dhe kërcënime, bënë njoftimin pas bisedimeve të rëndësishme midis Koresë së Veriut dhe Koresë së Jugut në prill./Arbresh.info/
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë