Gjatë pesë muajve të vitit 2018, pavarësinë e Kosovës e ka njohur vetëm Barbadosi, teksa diplomacia e Serbisë vazhdimisht po tenton që ti bind vendet që e kanë njohur Kosovën ti tërheqin mbrapsht ato, shkruan sot gazeta “Zëri”.
Zyrtarë nga Qeveria e Kosovës për “Zërin”, kanë deklaruar se askush nuk mund ta pengojë rrugën e Kosovës drejt integrimit Evropian si dhe atë të njohjeve të reja.
“Në kapacitet tona si shtet, ne jemi duke punuar në gjitha drejtimet, bashkë me miqtë tanë në politikën e jashtme dhe njohjet e reja. Nuk mund ta rrezikojë askush apo ta pengoj Kosovën në rrugën e saj evropiane. Të vetmit përgjegjës për këtë janë populli dhe lidershipi i saj”, thuhet në përgjigjen kthyer nga zyra e kryeministrit.
Po ashtu zyrtarë nga Qeveria kanë thënë se për këtë qëllim Kosova ka lidhur marrëdhënie me partnerë strategjik që e kanë njohur pavarësinë Kosovës.
“Kosova tashmë e ka të përcaktuar politikën e saj të jashtme. Bashkë me miqtë tanë, ne jemi përkushtuar që Kosova të ndërtojë marrëdhënie të qëndrueshme diplomatike me të gjitha vendet që e kanë njohur pavarësinë e saj dhe me shumë vende që ende nuk e kanë njohur”, thuhet tute në përgjigje. /ZERI/
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...