Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Peshkopisë, në orët e vona të së premtes.
Shtetasi 24-vjeçar me inicialet A.M. ka mbetur i plagosur rëndë me armë zjarri, teksa ndodhet i shtruar në spitalin e qytetit, ku po merr ndihmën mjekësore.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe falë veprimeve të shpejta hetimore ka identifikuar autorin e plagosjes, emri i të cilit nuk bëhet i ditur.
Aktualisht forca të shumta policie po krehin zonat ku mendohet se fshihet autori, ndërsa kanë ngritur edhe patrulla në rrugët dalëse të qytetit.
Nga ana tjetër, grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes, si dhe po mblidhet dhe sekuestrohet çdo provë që mund të ketë lidhje me këtë hetimin./tch
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ankandi i Titanik/ Jeleku i shpëtimit i anijes ‘fatkeqe’ shi...
Anijet turistike zvicerane dhe gjermane largohen nga Ngushti...
Netanyahu: Situata me Iranin nuk ka përfunduar
Muriqi për humbjen nga Turqia: Ëndrra ime u shua për 90 minu...
Rruga “Dardania” në Fushë Kosovë ende larg përfu...