Me 8 ditë vonesë, projektligji për FSK-në është proceduar për në qeveri.
Por kjo e fundit ende nuk ka vendosur se kur do ta procedojë këtë projektligj për në mbledhjen e kabinetit qeveritar.
Donjeta Gashi, zëdhënëse në Qeverinë e Kosovës ka thënë për lajmi.net se qeveria ka interes që projektligji për Ushtrinë të procedohet sa më shpejtë.
“Pako e ligjeve për FSK-në, e dërguar nga Ministria përkatëse është pranuar nga ana e Qeverisë, por ende nuk është procedu në mbledhjen e Qeverisë. Kurdo që të jetë e gatshme për procedim ju lajmërojmë”, thuhet në përgjigjen e Qeverisë.
Gashi tutje ka bërë të ditur se procedimi i këtij projektligji do të jetë në bashkëveprim me partnerët e Kosovës.
“Interesi i Qeverisë është që kjo të ndodh sa më parë por gjithmonë në bashkëveprim me partnerët tanë strategjik”, ka deklaruar Donjeta Gashi për lajmi.net.
Dërgimi i këtij projektligji për në qeveri ka ardhur pasi Ministria e Financave dhe ajo e Integrimeve Evropiane dhanë qëndrimet e tyre në lidhje me këtë çështje.
MF-ja shqyrtoi kornizën buxhetore, kurse MIE-ja dha qëndrimin e saj nëse projektligji për Ushtrinë është në pajtim me legjislacionin e BE-së.
Krijimi i Ushtrisë është temë në Kosovë tash e disa vite. Por, transformimin e FSK-së deri sot po e pegnon Lista Serbe.
Këta të fundit në asnjë mënyrë nuk kanë pranuar t’i votojnë ndryshimet kushtetuese.
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...