Një shkupjan tentoi që të trafikojë migrantë, mirëpo plani i tij dështoi, pasi që u hetua nga policia.
Në rrugën rajonale Negorcë-përdejcë, në rrugën që lidhet me auto udhën Demir Kapi-Smokvicë, është hasur me veturën “Opel Omega”.
Pas udhëzimeve policore që të ndalojë, shkupjani bën të kundërtën, respektivisht tenton që të ikë në drejtim të vendkalimit kufitar Bogorodica.
Ai ndalon në një moment dhe del nga vetura për të ikur. Gjatë kontrollit të veturës, u gjetën 10 migrantë, një nga Nepali dhe nëntë nga Pakistani.
Vetura ka patur regjistrim të rrejshëm, pra të një veture tjetër. Janë marr masat për ndriçimin e plotë të rastit./telegrafi
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...