Finalja e fituar 4 me 0 ndaj Milanit në Kupë të Italisë ishte paraqitja e 300-të e Gianluigi Buffon me portë të pastër nën fanellën e Juventusit.
Zonja e Vjetër nuk pranoi asnjë gol të vetëm gjatë turneut dhe 40-vjeçari ishte brenda portës derisa ata ngritën trofeun, transmeton portali arbresh.info. Ky ishte triumfi i katërt radhazi për Zonjën e Vjetër, por loja ishte përfaqësuar gjithashtu nga një tjetër arritje personale për Buffonin.
Sipas një raporti nga ‘Tuttosport‘, finalja kundër Milanit ishte paraqitja e 300-të pa gola nga Buffon te Juve brenda gjithsej 655 paraqitjeve.
Kjo do të thotë që portieri veteran e ka mbajtur portën e pastër në 46 për qind të ndeshjeve të zhvilluara me Juventusin gjatë gjithë kompeticioneve.
Buffon tashmë mban një numër të madh rekordesh si për kohën më të gjatë pa pranuar gol në Serie A [974 minuta], më së shumti paraqitje radhazi pa pranuar gol në Serie A [10] dhe më së shumti ndeshje me portë të pastër brenda një sezoni në Serie A [21 në 2011/12 dhe 2015/16]./arbresh.info/
Ditë vendimtare për LDK-në: Kush do ta marrë sot drejtimin e...
Maqedonci: SHBA-ja faktor kyç në zhvillimin e mbrojtjes së K...
KQZ mban sot mbledhje për shpalljen e rezultateve përfundimt...
Tronditëse në Austri: Nëna dyshohet se vrau me thikë djalin ...
Parashikimi i motit për të shtunën
Mungesa e institucioneve bllokoi 882 milionë euro nga Plani ...