Anita Muçaj, bashkëshorte e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka adresuar sot kritika ndaj ministrave të burrit të saj.
Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, ajo u ka dhënë vërejtje ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj, dhe zëvendësministrit të këtij dikasteri, Rexhep Kadriu, të dy anëtarë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës që udhëhiqet nga Haradinaj.
“Pergjate rruges magjistrale Prishtine- Ferizaj ose e njejta Prishtine – Kaçanik tek keni udhetuar per te mbikqyrur punimet a mos rastesisht i keni pare ca qene te ngordhur ne perafersisht cdo 100 metra??? A ua kane vrare syrin???”, ka shkruar Anita Muçaj në rrjetin social.
“Kompetence e kujt eshte mirembajtja e rrugeve magjistrale edhe e autostradave??? Ka ndoshta nje jave qe ata qene i shoh cdo dite aty, te enjtur qe kundermojne ne temperatura te ndryshme, madje ne oret e nates edhe mund te rrezikojne jete te dikujt qe nget automjet ne ate kohe”, ka shtuar ajo.
“Nuk e di kush e si por di te parashtroj pyetje: a duhet ata qene te asgjesohen vetvetiu nga natyra apo duhet dikush te kujdeset per kete çeshtje???”, ka pyetur bashkëshortja e Kryeministrit.
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1