Dy vjedhje të rënda nga hajna të panjohur në kishën e Kopancës dhe Radiovcës në Tetovë, janë paraqitur dje në polici.
Vjedhja në kishën “Shën Nikolla” në Kopancë është paraqitur nga C.E.(74) nga ky fshat dhe sipas paraqitjes hajnat e panjohur nuk kanë arritur që me dhunë ta hapin derën hyrëse njashtu me dhunë e kanë hapur arkën metalike të vendosur në derë ku kanë vjedhur rreth 1500 den, transmeton Almakos.
Rasti i dytë për vjedhje të rëndë në kishën “Shën Atanasij” në fshatin Radiovce në Tetovë dje është paraqitur në polici në orën 18 nga ana e T.M.(66).
Në këtë rast hajnat kanë vjedhur nga 500 deri në 1000 den ku kanë ikur në drejtim të panjohur.
Policia ka kryer kontroll në dy vendngjarjet dhe është duke ndërmarr masa dhe aktivitete për zbardhjen e rastit.
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...