Ish deputeti Mark Frroku është liruar nga burgu. Gjykata e Fierit me një vendim të ditëve të fundit i ka falur kohën e mbetur të dënimit prej 1 viti e 5 ditësh, duke urdhëruar lirimin e menjëhershëm të Frrokut.
Ndërsa në janar të këtij viti gjykata e Apelit po në Tirane ia reduktoi dënimin ne 6 vjet burg për të njëjtat akuza. Ndërsa gjykata e Fierit së fundmi ka vendosur lirimin para kohe të Frrokut. Përveç akuzave për të cilat u shpall fajtor, Frroku u dyshua edhe për vrasjen e shtetasit shqiptar Aleksander Kurit në vitin 1999 në Belgjikë, por këto dyshime nuk u provuan.
Ndërkohë javën e ardhshme në gjykatën e Tiranës pritet të nisë një tjetër proces ndaj Frrokut, atë ku së bashku me Tom Doshin dhe Durim Banin akuzohen për dëshmi të rremë për një atentat ndaj një deputeti të opozitës./top channel
Vrasja në Gjakovë, Spitali “Isa Grezda” njofton për të plago...
BE kërkon kompromis, thirrje për formim të shpejtë të instit...
Kërkohet paraburgim për dy persona të dyshuar për ryshfet në...
Osmani: Ky rezultat nuk është fundi i një gare, është vazhdi...
Kurti udhëton për në Austri
Fitore Pacolli: Deri tani janë larguar rreth 1500 ton mbetur...