Kohëve të fundit, alergjitë janë bërë një gjendje e zakonshme dhe e pakëndshme shëndetësore.
Në vend se të përdorni medikamente që me shumë gjasë do t’iu mundojnë edhe më shumë, ne ju propozojmë një lëng natyral.
Lëngu, recetën e të cilit e gjeni më poshtë, është shumë efektiv dhe mbi të gjitha është krejtësisht natyral dhe pa efekte anësore, transmeton klan kosova.
Përbërësit:
1 karrotë e mesme
2 portokaj të mëdhenj
Gjysmë trangulli i mesëm
5-10 gjethe menteje
Pak xhenxhefil të freskët
Përgatitja dhe konsumimi:
Pastroni mirë dhe qëroni karrotën, portokajt dhe trangullin. Prejeni karrotën dhe trangullin në copa të vogla ndërsa portokallin ndajeni në katër pjesë.
Vendosni të gjithë përbërësit në blender (mikser elektrik) duke i shtuar gjethet e mentes në mes frutave dhe perimeve.
Këtë pije vendosni në frigorifer dhe konsumojeni para vakteve ushqimore.
Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Haxhiu përfa...
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot