Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se ata mund të organizojnë një tryezë të përbashkët me partitë politike, por nuk po kanë asnjë efekt nacional.
“Nuk është tryeza qëllimi, qëllimi duhet tejet koncenzusi nacional”, ka thënë ai duke shtuar se prioritet duhet t’i jepet dialogut me serbët lokal, transmeton lajmi.net.
“Duhet t’i japim prioritet dialogut me serbet lokal. Nuk jemi kundër dialogut me parim me Beogradin, por jemi kundër dialogut pa parime”, ka thënë Kurti.
Tutje, duke folur për dialogun me Serbinë, Kurti ka thënë se Qeveria duhet së pari të tregojë se çfarë është bërë me marrëveshjet e arritura: Marrëveshja me energjinë, njohja e diplomave, hapja e urës në Mitrovicë e të tjera, më pas të vazhdohet me pjesën tjetër të negociatave.
“Shumë tryeza e bëjnë një tryeze, kemi nevojë që t’i përcaktojmë kronologjikisht dhe logjikisht çështjet që na preokupojnë”, ka thënë kryetari i VV-së në RTK.
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara
Dua Lipa publikon fotografi me albumin që BimBimma ia dërgoi...
Kurti u kërkon mobilizim mbështetësve në Obiliq: Votat s’na ...
Çfarë u ndodh veshkave kur jeni të dehidratuar?
U nominua nga Trump si ambasador në Shqipëri, Eric Wendt rap...
Kurti: Njohja nga SHBA e AKK-së, dëshmi e ngritjes së standa...