Kryetari i partisë Zgjidhja, Koço Kokëdhim është shprehur se kryeministri, Edi Rama ishte një zhgënjim për shqiptarët.
“Rama ishte një zhgënjim jo vetëm për mua por edhe gjithë shqiptarët. Marrëveshja me LSI nuk funksionoi. E ndanë shtetin në parcela. Unë nuk flas për raportin e tyre ( Ramës dhe Metës ). Nuk mund të qeverisë Rama pushtetin”.
“Për negociatat që Meta të bëhej kryetar i Kuvendit: Unë i kam sugjeruar Ramës që mos u përpiq të bësh gropa për të tjerët sepse do biesh vetë. Kam negociuar që energjitë të përdoren për qeverisjen e vendit dhe jo për luftëra për pushtet. Të trija partitë e vjetra nuk kanë hapësire për mendimin ndryshe”, tha Kokëdhima në “Opinion”./Gazeta Shekulli
Vjen reagimi i Trumpit pasi Irani hap përkohësisht Ngushticë...
Ndryshojnë rregullat për deklarimin e parave ‘cashR...
Kalon në parim projektligji për Byronë e Konfiskimit të Pasu...
Irani shpall të hapur Ngushticën e Hormuzit përkohësisht
Sveçla: MPB përmbyll tremujor të suksesshëm me progres në re...
Valdete Daka pensionohet pas një karriere mbi 30-vjeçare