Rezolutat e miratuara nga Kuvendi nuk po gjejnë zbatim në praktikë, duke mbetur kështu vetëm zotim në letër. Një fat të tillë pritet ta kenë edhe tri rezolutat e miratuara këtë vit.
Në këtë vit Kuvendi i Kosovës ka miratuar tri rezoluta: për të Pagjeturit, për Ambientin dhe për Miratimin e Objektivave për Zhvillim të Qëndrueshëm.Por edhe këto rezoluta pritet ta kenë fatin e dhjetëra rezolutave të miratuara në të kaluarën, të cilat kanë mbetur në sirtarët e Kuvendit dhe të Qeverisë pa gjetur zbatim në praktikë, shkruan më tutje “Zëri”.
Opozitarët fajësojnë Qeverinë për mosrespektim të vendimeve të Kuvendit, ndërsa përfaqësuesit e koalicionit qeverisës thonë se edhe për këtë çështje “faji është jetim”.
Sipas tyre, mungesa e një mekanizmi zbatueshmërie të rezolutave të miratuara në Kuvend ka bërë që institucionet përkatëse, të cilave u adresohen këto rezoluta, të mos i implementojnë ato.
Haliti: Mekanizmi i zbatueshmërisë së rezolutave nuk funksionon
Xhavit Haliti, nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, për “Zërin” ka thënë që rezolutat e miratuara në Kuvend nuk kanë mekanizëm zbatueshmërie dhe shumica e tyre bëhen vetëm sa për ta kaluar kohën në debat.
Nënshkruhet kontrata 12 milionë euro për impiantet e trajtim...
OBSH: Shqipëria, ulje e ndjeshme e vdekshmërisë te fëmijët
Edon Zhegrova reagon pas humbjes me Turqinë: Do të vijë dita...
Irani paralajmëron SHBA: Ngushtica e Hormuzit nuk do të jetë...
Rama diskuton me Shoqatën e të Verbërve për përmirësimin e k...
Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut