Sistemi Volvo Sensus është shumë i mirë, por mund të përsoset në masë të madhe
Paneli i informimit Volvo Sensus, është ndër më të mirë që mund të gjendet te veturat moderne, transmeton Telegrafi. Ekrani i madh i ndjeshëm në prekje vepron me shpejtësi, teksa kthimi i përgjigjeve është shumë i shpejtë. Pos disa ngecjeve në aktivizim, Sensus konsiderohet nga ekspertët gati si perfekt. Të pakënaqur me vlerësimin “gati perfekt”, inxhinierët nga Volvo bashkuan forcat me kompaninë Google, për të krijuar gjeneratën e re të panelit të informimit.
Sistemi do të ketë bazën në aplikacionin Android, ndërsa do t’i përgjigjet pyetjeve me zë përmes Google Assistant, Google Play Store, Google Maps dhe shërbime tjera nga ky gjigant interneti. Sistemi i tanishëm, japë ndihmë të mëdha nëpërmjet Android Auto dhe Apple Car Play, por gjenerata e re do ta ngitë sistemin e lidhjes së brendshme të veturës, në një nivel më të lartë.
Pasi që sistemi vepron në Android, të gjitha përditësimet do të bëhen në të njëjtën kohë edhe në telefonin e pronarit. Prodhuesi suedez Volvo, nuk ka bërë të ditura detajet, por pritjet janë të mëdha, duke pasur parasysh se mundësitë janë pa fund. Më e mira e kësaj, është se do të merr urdhra përmes zërit, duke i mundësuar shoferit të jetë shumë më i lirë. /Telegrafi/






Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...