Pasditen e sotme, kryetari i Ferizajt, Agim Aliu bashkë me ekipin e task-forcës për menaxhimin e situatës së shkaktuar nga reshjet e djeshme të shiut dhe breshrit ka parë për së afërmi angazhimin e punëtorëve të ndërmarrjeve publike në zhbllokimin e nënkalimit kryesor dhe disa rrugëve të tjera në territorin e Ferizajt.
Në këtë aksion, siç njofton Komuna e Ferizajt, është përdorur makineri e rëndë për të hequr sasinë e madhe të ujit, breshrit dhe mbeturinave tjera të grumbulluara si pasojë e stuhisë.
“Ky nënkalim nga pasditja e djeshme ka qenë jofunksional dhe me qëllim evitimin e pengesave dhe mundësimin e qarkullimit të lirë të qytetarëve u ndërmor edhe ky aksion. Aksion i ngjashëm për pastrimin e rrugës u realizua edhe në rrugën “Lepenci” ku u intervenua me makineri të rëndë për hapjen, gjegjësisht pastrimin e rrugës”, thuhet në kumtesë.
“Ekipet emergjente vazhdimisht janë në terren për evitimin e pengesave të ndryshme dhe ofrimin e ndihmës për banorët e zonave të përmbytura. Situata është stabile dhe po punohet vazhdimisht në sanimin e dëmeve që ka shkaktuar stuhia e djeshme”.

Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...