Këngëtari shqiptar, i pari artist mashkull solo që prezanton Shqipërinë në Eurovizion në 12 vjet, ka marrë vlerësime të shumta nga kritika për interpretimin e tij.
Përgjatë 5 ditësh prova të nisura në 3 maj, në skenën e “Altice Arena” do të ngjiten 15 këngëtare, disa prej të cilëve me shansin real të kapërcejnë veten krahasuar me radhën e parë. Bushpepa këndoi i dyti pas përfaqësueses së Azerbajxhanit, duke dalë përpara vendit të planifikuar paraprakisht Islandës, ekipi i të cilës kishte mbetur i bllokuar në trafik.
Kjo ishte sidoqoftë një renditje e përkohshme dhe nuk prek radhën zyrtare. Provat e dyta mbyllen me skuadrën e vendit mikpritës, Portugalisë dhe “pesë të mëdhenjve”, siç i quan shtypi atje: Britania, Spanja, Gjermania, Italia dhe Franca.
Bushpepa këndon solo, por nuk është vetëm në skenë: Ai shoqërohet nga dy vokaliste femra dhe një grup i vogël muzikantësh në një interpretim që nis me sfond ngjyra të errëta të zeza e blu për të kaluar ngadalë tek tonet e ngrohta të të kuqes, të verdhës e për të mbërritur të bardhën, kur kënga mbërrin pikën kulmore të saj.
Në festivalin e këtij viti, në garë janë mbledhur bashkë tre shqiptarë. Veç Bushpepës me këngën e tij “Mall”, fatin do ta provojnë edhe Ermal Meta që triumfoi në “Sanremo” me “Non mi avetet fatto niente” dhe Eleni Foureria, e cila konkurron nën flamurin e Qipros.
Eleni, e cilësuar si një prej personazheve më të klikuara të momentit, e pat fshehur origjinën e saj prej frikës së diskriminimit, dhe vetëm tani vonë ka rrëfyer se quhej Entela Fureraj dhe kishte lindur në Fier.
Top Channel
Themelimi i Bordit të Paqes, Rama: Javës tjetër vizitë në Ua...
Rubio siguron Zelenskyn për angazhimin e SHBA-së, por parala...
Artani rrëfen linjën prekëse të jetës: Takova vëllanë pas 23...
Rama: Kërkesa për 45 vite burg ndaj ish-krerëve të UÇK-së, n...
Pa dialog, pa BE? Sfida e mandatit Kurti 3
Kaluan ilegalisht kufirin në Gjilan, arrestohen katër shteta...