Oriola Marashi dhe Elena Lika janë dy modelet shqiptare më të njohura në vend. Padyshim kur vjen puna tek dyshja që sapo përmenda, interesi i mediave online dhe kurioziteti i publikut për jetën e tyre private, shkakton komente dhe thashetheme nga më të ndryshmet.
Së fundmi, miqësia e tyre dhe fotot interesante që postojnë sëbashku, janë bërë shkak për një sërë thashethemesh që kanë qarkulluar shpesh herë në rrjetet sociale dhe mediat rozë.
E ftuar në emisionin “In Style” në IN Tv, Elena Lika ka ndarë një histori shumë interesante me Sarën, që nuk e kishim dëgjuar deri më sot.
Që janë shoqe e kishim ditur, por që kishin bërë një aventurë të tillë nuk na e kishte marrë mendja.
Gjatë intervistës me moderatoren, Sara ka bërë një “xhiro” në profilin e modeles në Instagram dhe nuk i shpëtoi fotoja e datës “13 Prill”, një foto shumë interesante. Me gërsheta dhe flokë të bukura, bashkë me Oriolën. Menjëherë pasi moderatorja i ka përmendur foton, Elena ka filluar të qeshë dhe na ka treguar se pas kësaj fotoje fshihet një histori shumë interesante.
Ajo ka treguar se fotoja është goxha e vjetër, pra është shkrepur para datës 13 Prill, ekzaktësisht në periudhën kur Elena dhe Oriola sapo kishin filluar të bëheshin mikesha.
“Kjo ka qenë fillimi i një fundjave shumë të bukur me Oriolën, kur ne dolëm për një kafe pasditeje, ka qenë periudha ku sapo u njohëm dhe fillimet tona të miqësisë. Kemi përfunduar darkave në 2 klube nate të ndryshme dhe jemi zgjuar në jug vetëm me rrobat e trupit, pa bateri dhe jemi kthyer në Tiranë 3 ditë më vonë ”, është shprehur Elena.
Gjithashtu modelja ka theksuar se shkaku i vetëm që i shty të ktheheshin në kryeqytet, ishte një provim që Elena kishte për të bërë se përndryshe do qëndronin të paktën 1 javë.
Bravo goca e paskeni djeg fare!/INTv
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...