Përmes dy postimeve të shkurtra dhe të njëpasnjëshme në rrjetet sociale, Kryeministri Edi Rama shigjeton opozitën dhe paralajmëron arrestime të tjera të bujshme në javët në vazhdim, pas ndalimit të Arbër Çekajt në Gjermani.
“Jo se e kërkon Gjermania a bota, po se ne themi atë që bëjmë e bëjmë atë që themi! E jemi ne e askush tjetër që mund ta kalojë detin që ndan të thënat nga të bërat, sado baltë të na hedhin dhe zjarr marazi të ndezin”, shkruan Kryeministri, transmeton top channel.
Opozitën e qorton në lidhje me deklaratat e lëshuara për dorëheqjen e Saimir Tahirit nga mandati i deputetit. Për opozitën, dorëheqja erdhi pas një pakti mes ish-ministrit të Brendshëm dhe Kryeministrit.
“Ç’është kjo opozitë pikë e vrer pas largimit të Saimir Tahirit, e arrestimit të kokave të trafikut të kokainës në Gjermani e Spanjë falë bashkëpunimit tonë ndërkombëtar? Sa gjynah më vjen për ata që ende u besojnë këtyre vulëhumburve pa atdhe. Po duan s’duan këta Shqipërinë do ta bëjmë!”, deklaron Rama.
Ushtria amerikane shkatërroi komandën e Gardës Revolucionare...
Kurti takohet sërish me Abdixhikun
Franca dërgon fregatë dhe sisteme anti-raketore në Qipro
45 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Mbahet në Iran funerali solemn për 165 nxënësit të shkollës ...
Franca dërgon fregatë dhe sisteme anti-raketore në Qipro