Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, tha se BE-ja do të pranojë anëtare të reja vetëm kur të dyja palët të përfitojnë nga ky proces.
“Në rrugën drejt BE-së, nuk ka shkurtesa apo bileta falas dhe kjo vlen për të gjitha vendet”, tha Hahn në konferencën për zgjerim, të organizuar nga Komitetit për Bashkëpunim Rajonal.
Ai theksoi se zgjerimi i mëtejshëm i BE-së është edhe në interes të institucioneve evropiane, sepse bëhet fjalë për krijimin e stabilitetit, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe pajtimin.
“Partnerët tanë në Ballkanin Perëndimor e dinë shumë mirë se do të vijë deri te zgjerimi vetëm nëse të dyja palët përfitojnë”, tha Hahn, raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.
“Të gjitha çështjet dypalëshe duhet të zgjidhen në mënyrë të detyrueshme para pranimit”, theksoi Hahn.
Sipas tij, Strategjia për Ballkanin Perëndimor e bën të qartë se rajoni duhet të bëjë reforma dhe ndryshime thelbësore.
Haxhiu pret në takim ambasadorin amerikan në NATO
Real Madridi ende pa vendim për trajnerin, Arbeloa nën presi...
Dënimi për vrasjen e Liridona Ademajt, reagon Dafina Zeqiri:...
Ulutas pret në takim ambasadorin amerikan në NATO në Prishti...
Kurti: Inovacioni dhe kreativiteti, bazë e zhvillimit të qën...
“Netanyahu do arrestohet në Hungari”/ Magyar: Hungaria nuk d...