Ish-drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Behar Selimi, u ka bërë thirrje institucioneve që urgjentisht të gjejnë një zgjidhje për sigurim shëndetësor dhe jetësor të policëve. Ai ka thënë se në këtë aspekt Policia e Kosovës është më se keqi jo vetëm në Evropë, por edhe në botë.
Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, Selimi ka bërë me dije se kufizimi i parasë publike në mallra dhe shërbime, si dhe riorganizimi i administratës, duke i hequr nga buxheti shumicën e agjencive të panevojshme, siguron mjete financiare për sigurim të policëve, ushtarëve dhe zjarrfikësve.
Ai ka kërkuar që sa më parë të miratohet Ligji për policinë i cili parasheh pensionimin e parakohshëm të policisë.
Po ashtu, Selimi u ka bërë thirrje institucioneve t’i gjejnë mënyrat adekuate edhe për rritjen e pagave të policisë./epoka e re/
Kusari-Lila: Abuzimet me çmime dhe cilësi nuk do të tolerohe...
LDK për ekspozitën e Gashit: Skandaloze, i rëndë fakti që u ...
Bebe Rexha tërheq vëmendjen me fustanin e ngushtë
SHBA ka lëshuar mbi 850 raketa Tomahawk në Iran
Tragjedi në Gjermani, vdes 13-vjeçari pasi u sulmua me thikë...
Plagosje me thikë në Vlorë, qëllohet dy herë 33-vjeçari në a...