Drejtoi i Financave në Polici, Hamdi Hyseni, u gjuajt me armë në Prishtinë.
Pikërisht në këtë vend, një natë më parë u gjuajt me armë në drejtim të veturës së drejtorit të Financave në Policinë e Kosovës, Hamdi Hyseni.
Ngjarja ndodhi gjatë kohës sa vetura e tipit Mercedes, ngjyrë bronzi, ishte në lëvizje, kur një person tjetër ka shtënë me armë zjarri drejt tij këtu në rrugën Isa Kastrati në Prishtinë, raporton T7.
Lëndime në njerëz nuk pati, por xhami i pasmë i veturës u dëmtua.
Dëshmitarët tregojnë për Frontal se si ndodhi ngjarja e cila tmerroi banorët e lagjes.
Televizioni mëson se gjatë kohës sa kishte ndodhur ngjarja, Hyseni kishte qenë në veture më një person të gjinisë femërorë.
Ndërkohë, policia njofton se në vendin e ngjarjes janë gjetur gëzhojat e plumbave por që nuk ende të arrestuar.
Hysen Durmishi: Jam i turpëruar nga deklarata e Gecit!
Dua Lipa mbështet mjekët ukrainas, sigurohet një ‘pickup’ pë...
Kurti: Prania e NATO-s në Kosovë, veçmas ajo e ShBA-së, kruc...
Nagavci: Dihen qëndrimet tona për UÇK-në
Lushaku-Sadriu skeptike për rikthimin e bisedimeve të LDK-së...
Tifozët e Mallorcas i dedikojnë një pankartë gjigante Vedat ...