Trupi i njërit prej policëve të zhdukur në Lepenc, është gjetur para një ore.
Pas kësaj, ka reaguar presidenti i Kosovës Hashim Thaçi në Facebook, duke i falënderuar FSK-në, Policinë e qytetarët që u angazhuan në gjetjen e tyre.
“Pas një pune të përbashkët të institucioneve dhe qytetarëve, sot ekipet e përfshira në kërkimin e dy policëve të zhdukur në lumin “Lepenc”, kanë gjetur trupin e pajetë të njërit prej tyre. Njësitet e FSK-së, Policinë e Kosovës dhe qytetarët e angazhuar vullnetarisht i falënderoj për punën dhe mbështetjen e tyre, kurse familjarëve të të ndjerit u shpreh ngushëllimet më të sinqerta. Bashkëndjejmë me dhimbjen e tyre”, ka shkruar Thaçi.
Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Haxhiu përfa...
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot