U bë baba për herë të parë, por nuk iu gëzua dot gjatë lindjes së fëmijës!
Ai është një ndër aktorët më të mirë turq i cili u bë i njohur për shqiptarët në rolin e e Kahramanit në serialin “Një Pjesë e Imja” dhe si Faruku në serialin “Nusja nga Stambolli”.

Bëhet fjalë për Ozcan Deniz i cili sipas mediave turke, pas lindjes së djalit të tij të parë “Kuzey”, ai ka patur disa momente të vështira sepse është përkeqësuar ndjeshëm gjendja shëndetësore e babait të tij, Sadik Deniz, i cili vuan prej më shumë se një viti nga kanceri në mushkëri dhe në zorrë.

“Hurriyet” raporton se aktori i njohur ka shtruar babanë në të njëjtin spital ku bashkëshortja e tij, Feyza Aktan, solli në jetë fëmijën e tyre të parë.
Policia në Leposaviq kap cigare në vlerë të mbi 80 mijë euro...
Sorensen mirëpret zbatimin gradual të Ligjit për të Huajt dh...
Kurti: Nga 15 marsi hyn në fuqi zbatimi i dy ligjeve të rënd...
Orav: Nga nesër nis zbatimi i Ligjit për të Huajt me masa sh...
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...