Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës po zhvillon protestë në sheshet kryesore të Prishtinës për të shprehur pakënaqësitë për gjendjen e punëtorëve.
Kryetari i BSPK-së Avni Ajdini tha se 1 Maji – Dita e Punëtorëve është bërë me gjak vite me parë.
“Me këtë ditë do t’i themi Qeverisë boll ma! Të zbatohet ligji, të ngiten pagat, të respektohet kontrata kolektive sepse ka mjaft shkelje të ligjit në sektorin privat, të sigurohet sigurimet shëndetësore, boll ma me këtë gjendje”, tha Ajdini.
Ai tha se kërkon të bëhet barazia e punëtorëve ndërsa tha se nëse nuk realizohen kërkesat do të mbajnë përsëri protesta.
Ndërsa Shukrije Bytyqi tha se kjo ditë është kthesë për punëtorët.
“Është fatkeqësi që edhe pas kaq shumë vitesh ne ende kërkojmë të na plotësohen kërkesat tona të cilat janë elementare për ne. Kërkoj barazi ne punësim si për gra ashtu edhe për burra, kerkoj që edhe grat të vendosen ne pozita vendimmarrës gjithashtu kërkojmë ndalimin e ngacmimeve seksuale në vendet e punës”, është shprehur Bytyqi./Arbresh.info
Protestuesit kanë hedhur tym me ngjyrë gjatë protestës./Arbresh.info

PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së, certifikon Listën Serbe për t...
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...