Në një intervistë për “El Larguero”, ish-sulmuesi i Brazilit, Ronaldo Nazario, ka thënë se beson se kalimi i Neymarit në Real Madridi do të ishte praktikisht i pamundur.
Pas eliminimit të Paris Saint-Germainit nga Liga e Kampionëve në duel me Real Madridin, mediat botërore filluan të spekulonin se ylli brazilian do t’i bashkohej Madridit.
Megjithatë, Ronaldo nuk beson se një gjë e tillë është e mundur.
“Kam dëgjuar shumë të flitet për Neymarin dhe Real Madridin, por mendoj se do të ishte vërtet shumë i vështirë transferimi i tij. PSG-ja bëri shumë para për të”, ka thënë Ronaldo.
“Duket shumë e komplikuar të mendosh se Neymar mund të luajë për Real Madridin një ditë. Tani për tani, mendoj se është e pamundur. Mbase pas disa viteve.. ai është ende i ri, por tani është e pamundur”, shtoi ai.
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1
116 për VV-në, Kurti: Me qytetarët drejt një fitoreje edhe m...