Shaban Tasholli, nga Sindikata e Policisë së Kosovës ka treguar për telegrafin se numri i policëve të rënë në detyrë deri më tani është 17 policë
Ai ka thënë se pensioni që e marrin familjet e policëve që kanë humbur jetën mund të jenë më të larta.
“Deri para dy viteve ka qenë e mbuluar me rrogën bazë. Sa ka qenë rroga e policit atë shumë e kanë marrë familja e tij. Deri para dy viteve ka qenë kjo gjendje, por para dy viteve përmes një ligji të miratuar polici merr rreth 300 euro. Nuk jemi të kënaqur me këtë pension, sidomos kur e kemi parasysh rastin e Enver Zymberit, që është shpallur hero”, ka shtuar Tasholli.
Ai ka sqaruar se sindikata poashtu edhe Policia e Kosovës janë angazhuar që të kujdesen për familjet e kolegëve të tyre që kanë ndërruar jetë, duke qenë në uniformë.

Ardhja e zarfit të kuq ka shqetësuar dukshëm banorët e shtëp...
UEFA realizon dokumentar për suksesin historik të Dritës në ...
Moti sot në Shqipëri
Meloni bisedë telefonike me Zelenskyn: Italia, mbështetje em...
Sot fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Moti sot i vranët dhe vende-vende me riga shiu