Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, priti sot në takim njoftues ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Gernot Pfandler dhe zëvendësambasadoren e Austrisë në Kosovë, Eva Elizabeth Michlits, me të cilët ka biseduar për forcimin e sundimit të rendit dhe ligjit, me qëllim të luftimit të krimit të organizuar.
Me këtë rast, ministri Gashi falënderoi diplomatin austriak për përkrahjen që ka dhënë Austria për vendin tonë dhe kërkoi që kjo përkrahje të vazhdojë në anëtarësimin në Interpol dhe Europol.
Në anën tjetër, ambasadori Pfandler tha se qeveria e vendit të tij do të vazhdojë përkrahjen për Kosovën në të gjitha sferat e interesit të përbashkët, veçanërisht me institucionet e sigurisë.
Tokio “vishet” kuqezi për Ramën, kryeqyteti japonez mbulohet...
“Për Kosovën që beson dhe fiton”, LDK mobilizon qytetarët pë...
Formacionet zyrtare, Ferizaj – Dukagjini: Dy ekipet pë...
Vendos Gjykata: Një muaj paraburgim për shtatë serbët e dysh...
Raporti policor për incidentin me eskortën e Kurtit në Skend...
Haxhiu përkujton viktimat e Masakrës së Stagovës