Kampioni i ri i Anglisë, Manchester City do të luaj në udhëtim në javën e 36-të të Ligës Premier.
Skuadra e Pep Guardiola ka udhëtuar drejt Londrës për tu përballur me West Ham United.
Qëllimi i kampionëve të ri të Anglisë është të grumbullojnë mbi 100 pikë në kampionat dhe katër ndeshje para fundit një gjë të tillë mund ta bëjnë nëse i fitojnë të gjitha.
Ndërkohë West Ham United është duke kërkuar pikët e shpëtimit pasi ende rrezikon rënien.
Në ndeshjen e parë të zhvilluar në Etihad Stadium, Manchester City kishte fituar 2-1 me përmbysje.
Formacionet zyrtare:
West Ham United: Adrian, Zabaleta, Ogbona, Rice, Cresswell, Evra, Noble, Kouyate, Fernandes, Lanzini, Arnautovic.
Manchester City: Ederson, Walker, Otamendo, Laporte, Delph, Fernandinho, Gundogan, De Bruyne, Sane, Sterling, Jesus.
Teherani miraton planin për të vendosur taksa për përdorimin...
Haxhiu: Pres që gjatë kësaj jave të kemi takime mes liderëve...
Brruti realizon dy gola, Shqipëria fiton miqësoren ndaj Uzbe...
Ministri turk i Sportit vjen në Kosovë, pritet zyrtarisht
Qeveria e Shqipërisë heq naftën falas për fermerët nga skema...
“Këto janë netët për të cilat jetojmë nëse nuk i ndjen...