Mbrëmë rreth orës 21:00 një veturë e Policisë ka rënë në lumin Lepenc. Dy policët që ishin brenda veturës ende nuk janë gjetur.
Kërkimet për ta janë duke vazhduar nga njësitet e zjarrfikësve dhe të FSK-së.
Edhe kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj është shprehur i pikëlluar me këtë ngjarje.
Haradinaj në facebook ka shkruar se policët në vend kujdesen me sakrificë për sigurinë e qytetarëve.
“Është shumë pikëllues lajmi për zhdukjen e dy policëve të Kosovës në lumin Lepenc. Ndajë shqetësimin me familjarë dhe miq në këtë fazë shumë të vështirë të shpresës dhe frikës për fatin e policëve tonë. Ngjarjet si kjo na bëjnë të mos harrojmë kurrë se policia e Kosovës është ajo që me shumë mund dhe shpesh dhe sakrificë kujdeset që ne të jetojmë në ambient të sigurtë. Falënderoj të gjitha njësitë relevante, Policinë e Kosovës, FSK-në, zjarrëfikësit dhe të gjithë të përfshirët në kërkim të dy policëve tanë”, ka shkruar Haradinaj në facebook.
Ndryshe ende nuk janë sqaruar rrethanat e aksidentit.
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...