28 prilli është Dita Botërore e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë.
Çdo vit në këtë ditë mbahen aktivitete dhe fushata ndërgjegjësimi me qëllim përqendrimin e vëmendjes ndërkombëtare mbi tendencat e reja në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë si dhe rëndësinë e problemeve të lidhura me lëndimet, sëmundjet dhe vdekjet në vendin e punës.
28 prilli është gjithashtu një ditë, në të cilën sindikatat në botë përkujtojnë dhe nderojnë kujtimin e viktimave të aksidenteve dhe sëmundjeve në punë.
Dita Botërore për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë është një pjesë integrale e Strategjisë Globale mbi Sigurinë dhe Shëndetin në Punë e drejtuar nga ILO, e cila promovuan krijimin e një sigurie globale parandaluese dhe të një kulture shëndetësore me përfshirjen e të gjithë aktorëve.
Në këtë datë, në shumë vende të botës, autoritetet kombëtare, sindikatat, organizatat e sigurisë dhe të shëndetit në punë dhe punëdhënësit, organizojnë aktivitete të shumta./arbresh.info/
Tri vajza shpëtojnë për mrekulli nga një gomë kamioni që flu...
Sindikata e Re e KEK-ut nesër proteston para zyreve të KOSTT...
Ndryshime në procedurat e rinovimit të vizave amerikane, Amb...
Hajduk Split “gjunjëzohet” para Dinamos, skuadra e Ilir Dajë...
Edhe pse u gjakos deputeti i opozitës, Vuçiq nuk ndalet me k...
“Nëse deri nesër nuk bëhet ekzekutimi i pagave”, punëtorët e...