Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj ka pritur të enjten në një takim pune Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Gerard McGurk.
Isufaj dhe ambasadori McGurk theksuan rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve vendore dhe ndërkombëtare në funksion të avancimit të standardeve ligjore, profesionale dhe llogaridhënies, shkruan Arbresh.info.
Gjatë takimit, u diskutua rreth sfidave aktuale me të cilat përballet sistemi i drejtësisë në Kosovë, si dhe për hapat e mëtutjeshëm drejt forcimit të sundimit të ligjit.
Ambasadori McGurk, riafirmoi mbështetjen e vazhdueshme të OSBE-së për Prokurorinë Speciale dhe shprehu gatishmërinë për të kontribuar në avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit./Arbresh.info/

Moti sot me diell dhe vranësira
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...