Gjatë protestës kundër Gjykatës Speciale, Hysni Gucati deklaroi se veteranët e UÇK-së janë ndier krenarë për pjesëmarrjen në protestë. Ai tha se Gjykata Speciale është bërë anti-shtet dhe nuk ka hetuar krimet e forcave serbe, duke e quajtur këtë padrejtësi.
“Lufta e UÇK-së ka qenë dhe do të mbetet një nga luftërat më të pastra në historinë moderne. Sot jemi bashkuar sepse po rrezikohet pavarësia jonë,” u shpreh Gucati, duke shtuar se nuk ka gjykatë që mund ta zbehë të vërtetën dhe se besimi në këtë gjykatë është humbur.
“Lufta jonë nuk ishte vetëm një luftë për çlirimin, por edhe për rezistencë popullore kundër spastrimit etnik, përdhunimeve masive, vrasjeve dhe zhdukjeve. Nuk ka Gjykatë në botë që mund ta zbeh këtë të vërtetë historike, kjo Gjykatë me veprat e saja të njëanshme dhe me përzgjedhjet selektive të individëve, vetëm nga njëra palë, pra vetëm nga pala shqiptare, po përpiqet ta përmbys historinë në favor të Serbisë”, u shpreh ai.


Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...
Gjobiten Meta dhe YouTube për varësinë nga mediat sociale
Moti i keq, Kapiteneria e Vlorës ndalon lundrimin e mjeteve ...
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të ...