Kryesia e Sindikatës së Punëtorëve të RTK-së (SPERTK) ka reaguar publikisht ndaj situatës së rëndë financiare në transmetuesin publik, duke paralajmëruar protesta të pandërprera nëse pagat nuk ekzekutohen deri nesër.
Në njoftimin e lëshuar, sindikata thekson se punëtorët vazhdojnë të punojnë pa ndal, pavarësisht vështirësive ekonomike dhe mungesës së mundësive minimale për të mbërritur në vendin e punës.
SPERTK njofton se nga fillimi i javës së ardhshme, protestat do të nisin brenda objektit të RTK-së dhe do të përfshijnë të gjithë punonjësit, pa dallim sektori apo pozicioni pune.
“Askush nuk mund të luajë me dinjitetin tonë, me ekzistencën e RTK-së dhe me familjet tona. Kërkesa jonë është e qartë: Pagat menjëherë!”, thuhet në njoftimin e sindikatës, e cila u bën thirrje të gjithë punonjësve të bashkohen në këtë reagim të përbashkët.
Kurti: Ekonomia digjitale po shndërrohet në motor të zhvilli...
FSK drejt Shqipërisë për gjetjen e të zhdukurit në lumin Mat...
KESCO kërkon rritje prej 21.3% të çmimit të energjisë elektr...
Kërkohet ndihmë për gjetjen e një gruaje në Lipjan
Trevon Allen ndahet me Golden Eagle Yllin
E kryer, Kristjan Asllani kalon në formë huazimi tek Besikta...