Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Muharrem Nitaj, ka kritikuar kolegët e tij që kanë munguar në kohën kur është dashur të votohet rezoluta për të zhdukurit.
Nitaj ka thënë se deputetët nuk i japin pesë pare as për zbardhjen e fatit të të pagjeturve.
“Turpi i Kuvendit. 1600 e sa njerëz të zhdukur, të gjallë ose të vdekur, sot kanë pasur nevojë për një votë të deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Turp e faqja e zezë që ajo votë mungoi!”, ka thënë Nitaj.
“Mungoi sepse se jo pak prejt deputetëve nuk i japin pesë pare as për zbardhjen e fatit të të pagjeturve, as për zhvillimin ekonomik, as për arsimin, as për ushtrinë, as për shtetin, as për njeri të gjallë…”, është shprehur ai.
“Për fatin e keq, të tillë në Kuvendin e Kosovës nuk ka pak!”, ka thënë deputeti Nitaj.
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...