Trajneri Unai Emery ka konfirmuar se do të largohet nga pozita e tij në Paris Saint Germain me përfundimin e këtij sezoni.
46-vjeçari, i cili në të kaluarën ka menaxhuar skuadrat në La Liga si Almeria, Valencia dhe Sevilla, ka shpenzuar dy sezone te klubi parisien, transmeton portali arbresh.info.
Trajneri synonte t’i sigurojë PSG-së tripelën këtë sezon, por eliminimi i tyre në xhiron e 1/8-së në Ligë të Kampionëve nga Real Madridi vendosi fatin e ti.
“I kam treguar lojtarëve, (drejtorit sportiv) Antero Henriques dhe presidentit (Nasser Khelaifi) se gjithçka ka përfunduar”, u ka thënë gazetarëve Emery në një konferencë për shtyp këtë të premte.
“I falënderoj të gjithë. E gjitha që mbetet është finalja e Kupës së Francës”
Emery është përfolur për një rikthim në Real Sociedad, klub të cilin e ka mbështetur që kur ishte i ri pasi kishte shpenzuar edhe gjashtë vite si lojtar aty./arbresh.info/
Zyrtari amerikan: Lufta me Iranin mund të përfundojë brenda ...
“Vuçiqi do t’i menaxhojë serbët e Kosovës nga nj...
Liverpool – Tottenham, publikohen formacionet zyrtare
Pas arrestimit të Gjestit, vjen reagimi nga pronari i “...
Vushtrria e pandalshme, Dinamo shfrytëzon gabimet e rivalëve...
Sherr me thikë në Durrës, plagoset në këmbë 26-vjeçari