Turqia arreston katër militantë të IS-it

A Turkish special police officer patrols a mosque during the funeral procession for two victims killed on a rocket attack Wednesday night, in the town of Kilis, Turkey, near the border with Syria, Thursday, Jan. 25, 2018. Two rockets fired from inside Syria hit the mosque during evening prayers and a house wounding at least 13 people. It was the latest in a series of rocket attacks against the Turkish border since Ankara launched a military offensive into Afrin to clear it of Syrian Kurdish militiamen whom it considers to be linked with Turkey’s own Kurdish insurgents. (AP Photo/Lefteris Pitarakis)

11:13 | 27 Prill 2018
Arbresh.info

Agjencia shtetërore e lajmeve në Turqi thotë se autoritetet turke kanë arrestuar katër militantë të dyshuar të Shtetit Islamik (IS), gjatë një operacioni në qytetin Izmir.

Agjencia Anadolu thotë se në mesin e të arrestuarve është edhe “emiri” apo sunduesi i Deir el-Zour, qytet në lindje të Sirisë. Ndërkaq, për tre të arrestuarit e tjerë, kjo agjenci thotë se janë zyrtarë të lartë të grupit ekstremist.

Ndërkaq, gazeta turke, Hurriyet raporton se katër të dyshuarit janë kapur gjatë një operacioni të përbashkët të agjencisë së inteligjiencës turke dhë njësiteve policore anti-terror.

Të dyshuarit ishin duke u fshehur në mesin e një grupi të refugjatëve sirianë dhe po planifikonin të shkonin në Evropë, raporton gazeta turke.

Të katër të arrestuarit, tashmë po merren në pyetje nga policia anti-terror në Izmir. Ndërkaq, policia në Izmir ka konfirmuar këtë operacion, por nuk ka dhënë më shumë detaje./rel

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme